Arrestohen për falsifikim 3 persona,mes tyre Del Piero shqiptar

107
Tre persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë pas disa hetimeve disa mujore duke finalizuar edhe operacionin e koduar “Del Piero”, vënë sipas emrit të njërit prej të arrestuarve.
Tre të arrestuarit janë Pjerin Brahimaj alias Del Piero, Keldi Beshim dhe Jupiter Brahimi.
Tre të arrestuarit dyshohen për falsifikim të dokumentave të ndryshme, si pasaporta, vula, karta identiteti, etj., në sasi të konsiderueshme.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin në tetor të vitit 2014, në bazë të informacionit të referuar nga ana e Policisë së Shtetit mbi ekzistencën e një grupi që vepronte në Tiranë në fushën e fallsifikimit të dokumentave të ndryshëm.
Nga ana Prokurorisë së Tiranës nisën hetimet, të cilat u zhvilluan në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe u koordinuan edhe me një hetim të nisur nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, mbi një tjetër grup, i lidhur me të arrestuarit e sotëm, të cilët janë arrestuar pak kohë më pare me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda, për veprën penale të “trafikimit të personave” nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në hetimin që po kryente Prokuroria e Tiranës, para disa muajsh janë arrestuar dy persona, pjesëtarë të këtij grupi të dyshuar fallsifikatorësh, konkretisht shtetasit Franc Borova dhe Flamur Dema.
Po ashtu, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës po vijonte hetimin,u procedua me arrestimin në flagrancë të Haki Tarjas.