Arrestohen kushërinjtë që kryenin vjedhje në Berat

76

Pas 8 ditë hetimesh nga ana e policisë së Beratit është bërë e mundur zbulimi i vjedhjes së ndodhur në fshatin Drobonik, Komuna Velebisht, ku autorët kishin vjedhur 8 000 euro dhe bizhuteritë. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Mariglen Tallas, 20 vjeç dhe Markel Tallas, 20 vjeç, kushërinj dhe të dy banues në fshatin Drobonik. Ata dyshohen të jenë autorët e vjedhjes së kryer më datë 01.04.2013, në banesën e shtetasit me iniciale G.,G., 48 vjeç. Të rinjtë kanë shfrytëzuar momentin që i zoti i shtëpisë kishte shkuar tek njerëzit e tij për një vizitë dhe kanë hyrë në banesë. Ka qenë 48-vjeçari ai që ka parë shtëpinë ë shkatërruar dhe ka njoftuar menjëherë policinë.