Arrestohen ish-kryetari i komunës së Bregdetit, dhe zyrtarë të tjerë

504
Sigal

Dje janë arrestuar ish-kryetari i Komunës Kryevidh, ish-kryetari i ndarjes së tokës dhe agronomi i komunës. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë filloi procedimi penal, ndaj shtetasve:

–          Bexhet Kasem Pjeci, vjeç 53, ish -kryetar i Komunës Kryevidh

–          Zyhdi Fiqiri Zeqiri, vjeç 53, ish -kryetar i ndarjes së tokës në fshatin Zhabjak

–          Dashnor Sulejman Çullhaj, vjeç 48, i dënuar më parë për  “Falsifikim”, ish- agronom i Komunës Kryevidh.

Këta shtetas dyshohet se duke qenë në funksionet e lartpërmendura, i kanë falsifikuar një banori të fshatit Zhabiak  Aktin e Marrjes së Tokës në pronësi, për një sipërfaqe toke 1232 m2, tokë arë, të cilën ky shtetas e kishte përfituar në bazë të Ligjit Nr.7501 dhe me këto dokumente është dhe një person tjetër, i cili e shfrytëzon këtë tokë, duke krijuar kështu mbivendosje. Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.