Arrestohen hajdutët serialë në Tiranë, në 4 muaj kryen 8 vjedhje

508
Policia e Tiranës ka arrestuar dy hajdutë serial të cilët akuzohen se gjatë perjudhë 4 mujore në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 8 vjedhje në Tiranë.
Dy hajdutët vjedhjen e fundit e kanë bërë në një minimarket në kryeqytet, ndërsa policia i ka arrestuar më datën 16 korrik. Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Gëzim Dodën, i cili në bashkëpunim me Elvis Prekperaj akuzohen se kanë vjedhur një market në rrugën “Shkodra” tek kompleksi i pallateve Maleziane.
Pronari i minimarketit të grabitur është shtetasi me iniciale L.SH. i cili ka bërë edhe denoncimin për grabitjen. Policia njofton se nga kontrollet në banesën e shtetasit Gëzim Doda iu sekuestrua shuma e lekëve, e cila ishin vjedhur në sirtarin e banakut të minimarketit.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se keta shtetas janë autore të disa vjedhjeve:
1-Vjedhje lokali më datë 14.02.2015.
2-Vjedhje dyqani më datë 27.02.2015.
3-Vjedhje zyrave te një Kompanie private më datë 28.04.2015.
4-Vjedhje banese më datë 01.05.2015.
5-Vjedhje banese më datë 04.05.2015.
6-Vjedhje e Institutit të Artit kulinar, më datë 10.05.2015.
7-Vjedhje kasetofoni më datë 29.06.2015. (Neni 134 dhe 22 i K.Penal)
Sigal