Arrestohen grabitësit e makinave, ja targat e makinave të vjedhura

725
Sigal

TIRANË/Policia bën arrestimin e disa personave për vepra të ndryshme grabitjeje

Policia e kryeqytetit në pak ditë ka bërë të mundur arrestimin e disa grabitësve të sendeve të ndryshme. Ndër to ka bërë të mundur arrestimin e një numri të madh grabitësish makinash. Këto arrestime i ka bërë të ditura Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Caushaj nëpërmjet një deklarate për mediat, ku sqaroi për publikun aksionin më të fundit të bluve të kryeqytetit.  Sipas tij, në një operacion të policisë së Tiranës janë arrestuar 15 persona të një grupi kriminal të mirëorganizuar, të cilët kryenin vjedhje me dhunë, e kryesisht makina. Të arrestuarit janë: Bernardo Caka, Fatjon Bushgjokaj, Kristian Bushgjokaj, Sokol Sulaj, Arlind Mëhilli, Leonard Carra, B. Bara etj..  “Në qytetin e Vorës, mjetet pasi vidheshin kalonin në një servis dhe çmontoheshin. Më pas ato shkonin për shitje në pika të ndryshme, si n ë Fushë Krujë, Laç, Mamurras etj.”, tha Caushaj. Ai sqaron se, këta persona pasi merrnin makina me qira kryenin vjedhje të ndryshme. “Dyshohet se autorët merrnin me qira automjete, të cilat më pas i përdornin për të kryer vepra të ndryshme penale në Tiranë, Vorë e Kamzë”. Për vënien e tyre në pranga bëhet me dije se, policia e Tiranës ka bashkëpunuar edhe me komisariatet e disa rretheve të tjera. Aktualisht nga këto struktura vazhdon puna hetimore në drejtim të dokumentimin edhe të tjera automjeteve të realizuara nga ky grup kriminal.

Makinat e vjedhura në territorin e Komisariatit nr.1 Tiranë

Janë dokumentuar vjedhjet ne territorin e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë automjetet e vjedhura janë:

Më datë 08.01.2013, është  vjedhur automjeti “Opel Omega”, ngjyrë gri, me targë TR 3181 I në rrugën “Mihal Grameno”, në pronësi të një shtetasi.

Më datë  03.01.2013, që bën fjalë për vjedhjen e automjetit “Mercedez Benz” TR 9227 H, në Rrugën “Hasan Sufa” në pronësi të K. Cani

Me datë 02.08.2012 që bën fjalë për vjedhjen e mjetit tip “Mercedez Benz” 200 me targa TR 7118 E me ngjyrë krem në rrugën “Shyqëri Ishmi”në pronësi të shtetasit A.Q,

Më datë  11.05.2012 që bën fjalë vjedhjen e mjetit tip “Mercedez Benz 250”  me targa TR 75578 J me ngjyrë jeshile po në rrugën “Mihal Grameno” në pronësi të shtetasit A.R

Më datë  03.01.2013  vjedhjen e mjetit të tij tip “Mercedez Benz 200” me targa TR 9247 H ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” në pronësi të një shtetasi.

Në territorin e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë automjetet e vjedhura janë:

Më datë 13.07.2012 shtetasi Myslym Hasan Osmani dt. 27.02.1955 lindur në Korçë dhe banues në Rr. “Don Bosko” pallati 43 ap. 15 Tiranë me arsim të lartë, i pa dënuar më parë. Ai ka kallëzuar se gjatë natës i kanë vjedhur një autoveturë të markës “Mercedez Benz tipi 200” me targë TR 4466 F ngjyrë të bardhë  që e kishte parkuar.

Më datën 20.07.2012. në Rr. “Don Bosko” pallatet e Arabit Kulla  Nr.7 Tiranë është konstatuar vjedhja e mjetit “Mercedez Benz” lloji 124- 250  D naftë, me ngjyre jeshile  me  targa TR  4580  L në pronësi të shtetasit G.I. Më datën 21.07.2012. në Rr. “Don Bosko”  pallatet  Arabit Kulla  Nr.5 Tiranë është konstatuar vjedhja e mjetit “Mercedez Benz”  lloji 123-240 D  me naftë  ngjyra e verdhë  me  targa  TR 8453  M në pronësi të shtetasit V.M,

Me dt.27.07.2012, rreth orës 08:00, në rrugën “Riza Cuka”, është konstatuar vjedhja e mjetit  tip “Mercedez Benz 240 D”, me targë TR 7627 G, ngjyrë jeshile, në pronësi të shtetasit F. K,

Me datë 11.09.2012 Rreth orës 02:00 është marrë njoftim se në rrugën  “Haxhi Hysen  Dalliu”  tek Prokuroria  Rrethit Tiranë është vjedhur makina tip “Benz Mercedes”  ngjyra gri me targa  TR 9169 I  200  me naftë  prodhim i vitit 1985 në pronësi të shtetasit A.K,

Më datë 16.10.2012, filloi procedimi penal pasi ka bërë kallëzim shtetasi E.H, i cili kallëzon se  gjatë natës, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur mjetin tipi “Benz”, ngjyrë mente, me targa TR 6687 E, të cilën e kishte parkuar para pallatit ku banon.

Më dt.12.11.2012, rreth orës 08:30, është konstatuar se, gjatë natës në rrugën “Mine Peza” pall.200, persona të paidentifikuar kanë vjedhur mjetin tip “Mercedez Benz 200”, me targa TR 7687 B, ngjyrë bezhë, në pronësi të shtetasit S. Ç,

Më dt.18.11.2012, ora 08:00, ka bërë kallëzim shtetasi B. B, se në rrugën “Don Bosko”, se rreth orës 07:00, para pallatit ka konstatuar vjedhjen e mjetit te tij, të markes “Mercedes-Benz 240”, me ngjyrë bezhë, targë TR3614A.

Më dt.01.01.2013, kanë vjedhur në rrugën Komuna e Parisit, automjetin e tij tip “Volsvagen Pasat”, ngjyrë gri me targa AA 095 BK, në pronësi të një i shtetasi.

Më dt.05.01.2013, dyshohet se kanë vjedhur automjetin tip “Benz 240”, me targa TR1335D,  në rrugën “Margarita Tutulani”.

– Më dt.06.01.2013, te Fusha  Aviacionit është tentuar të vidhet mjeti tipi “Benz” me targa LU 5691 B, në pronësi të një shtetasi.

– Më dt.07.01.2013, në Rrugën e Fiatit është vjedhur mjeti “Benz 250”, me targa TR 5509 H, ngjyrë të bardhë.

-Më dt.15.01.2013,  shtetasi H.M, ka konstatuar vjedhjen e mjeti  “Benz”, me targë TR 8902 I.

-Më dt 16.01.2013, në rrugën “Sami Frashëri”  është vjedhur  mjeti  “Mercedes-Benz”, me targa AA 781 DI.

-Më dt.31.01.2013, në rrugën Artan Lenja,  kanë vjedhur mjetin “Benz” me targa TR4953R, i zi.