Arrestohen familjarët e Vasil Ramës, shqiptarit që terrorizoi Italinë me “Audi”-n e verdhë

525
E mbani mend “Audi”-n famkeq me ngjyrë të verdhë që u kthye në tmerrin e banorëve të Italisë së Veriut? Policia e Padovës në Itali ka shkatërruar gjatë mbrëmjes një organizatë kriminale. Mësohet se gjashtë shqiptarë që merreshin kryesisht me grabitjen e banesave janë vënë në pranga ndërsa dy prej tyre janë familjarë të Vasil Ramës, shqiptari që terrorizoi Italinë me “Audi”-n e verdhë gati një vit më parë, siç shkuan Corriere Della Sera.
Sipas të njejtave burime, shqiptarët e arrestuar kanë vjedhur qindra shtëpi në Italinë e Veriut dhe në momentin që janë kapur ishin bërë gati për ta lënë Italinë e për tu kthyer në Shqipëri. Pjesë e grabitjeve të tyre ishte edhe një vjedhje me vlerë 100 mijë euro e ndodhur pak muaj më parë.

Sipas Corriere Della Sera, bëhet fjalë për një familje të tërë që merrej me vjedhje banesash por edhe makinash luksoze ashtu siç bëri Vasil Rama, shoferi i “Audi”-t të verdhë.

KUSH ESHTE VASIL RAMA, SHOFERI I AUDIT TE VERDHE
Vasil Rama 36 vjeçari shqiptar është personi që udhëtonte me “Audin e verdhë” Rs4 në janar të 2016 duke terrorizuar gjithë veriun e Italisë për shkak të shpejtësisë marramendëse deri 270 km në orë me të cilin ngiste mjetin, gjë që i lejonte të grabiste pa u kapur nga policia. Policia ra në gjurmët e bandës kur aksidentuan për vdekje një grua.
Sipas mediave italiane, shqiptari u prangos nga policia e Venecias në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë. “Vasil Rama u bllokua në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, pak ditë më parë, nga policia e Venecias”. Ai u arrestua falë bashkëpunimit të ministrisë së Brendshme italiane me policinë greke.
Vasil Rama cilësohet nga policia italiane si një person shumë dinak, pasi kishte mundur t’i shpëtonte ndjekjeve të policisë jo vetëm me “Audin e verdhë, por edhe për akuza të tjera. Ai i ishte ‘arratisur’ policisë prej 5 vitesh, pasi kishte mbi shpinë akuza për krime kundër pasurisë. Nga hetimet rezulton se ai shumë herë ka mundur të kalojë kufirin mes Italisë dhe vendeve fqinje me dokumente false.
Që kur mjeti u vodh në 26 dhjetor të 2015, u përdor për grabitje nga një bandë e specializuar e cila me sa duket kishte zgjedhur 36-vjeçarin Rama për drejtimin e frikshëm. Audi kishte arritur t’i shpëtonte të gjitha ndjekjeve të policisë falë shpejtësisë tepër të madhe, ndërsa një herë kishte udhëtuar edhe në sens të kundërt në autostradë.
Ndonëse mjeti u gjet i djegur në Olmè di Fonte, provincë e Toskanës më 25 janar, policia nuk i ndali kurrë hetimet duke shkuar në gjurmët e shoferit shqiptar pas 8 muajsh ndjekje dhe hetimesh intensive.


Sigal