Arrestohen dy të rinj, tentuan të transportonin drogë drejt Kosovës

494
Tentuan të kalonin kanabis në drejtim të Kosovës, arrestohen nga Policia e Kukësit dy persona. Më pranga kanë rënë 24-vjeçari Durim Hasolli dhe 20-vjeçari Avdulla Matmuja, të cilëve iu gjetën 50 doza kanabis.
Ata u arrestuan në momentin që po tentonin të trafikonin lëndën narkotike në Kosovë. Dozat e lëndës narkotike iu gjetën të rinjve të fshehura në trup, gjatë kontrollit në Pikën Kufitarë të Morinës. Ndaj tyre rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike.
Sigal