Arrestohen dy shtetas për vjedhje

480
Rakordohen veprimet dhe bashkëpunohet midis shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1 me ato të Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe si rezultat është bërë e mundur kapja dhe më pas arrestimi i shtetasve:
● Genc Harrusha, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.
● Liridon Froku, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur me motorrin tip “Malaguti”, motorr i cili rezulton i vjedhur me datë 06.12.2015, në pronësi të shtetasit F. K.
Gjithashtu nga puna e mirë policore dhe veprimet hetimore të kryera është arritur të dokumentohen me prova ligjore se shtetasi Genci Harusha ka kryer disa vjedhje të tjera motorrash i cili vepronte i vetëm në qytetin e Tiranës .
Së fudmi në bashkepunim me shetasin Liridon Frroku kanë kryer disa vjedhe motorrash të tjere, të cilat pasi i vidhnin i shisnin për pjesë nderrimi ose i tjetërsonin dhe i shisnin personave të panjohur.
Nga hetimet e mëtejshme është arritur të dokumentohen vjedhjet në zona territoriale të ndryshme si mëposhtë:
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë N 1 
● Më datë 06.01.2016 vjedhje e motorrit të shtetasit Y. P.
●Më datë 10.01.2016 vjedhje e motorrit të shtetasit I. H.
●Më datë 18.01.2016 vjedhje e motorrit tëe shtetasit B. R.
●Më datë 25.01.2016 vjedhje e motorrit të shtetasit P. Xh.
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë nr 2
● Më datë 07.01.2016 vjedhje e motorrit të shtetasit B. R. 
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë nr 4
●Më datë 07.01.2016 vjedhje e motorrit të shtetasit I. G.
Po punohet për gjetjen e motorrave të tjerë të vjedhura nga këta shtetas.
Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
Sigal