Arrestohen dy shqiptarët për drogë me vlerë 4 milionë euro

490
Një sasi prej 800 kilogramë marijuanë e 3 persona të arrestuar, 2 shtetas shqiptarë e 1 shtetas nga Mali i Zi. Ky është bilanci i operacionit të Policisë italiane i ekzekutuar gjatë ditës së sotme në provincën e Leçes. Në një magazinë në zotërim të një shtetasi nga Mali i Zi por rezident në Itali, në komunën Casalabate të Leçes, policia italiane ka sekuestruar 600 kg marijuanë e një pistoletë. Lënda narkotike do të vlente rreth 4 milionë euro.
150 kg marijuanë të tjera janë sekuestruar në automjetin e 2 korrierëve shqiptarë që merreshin me transportin e shpërndarjen e saj në të gjithë territorin italian. Hetimet e operacionit policor kanë vërtetuar se shqiptarët trafikonin çdo ditë non -stop lëndën narkotike me anë të automjeteve të marra me qira. Pas çdo rikthimi në magazinë korrierët shqiptarë rimbushnin makinën me drogë e riniseshin për një transport të ri të lëndës narkotike. Si policisë italiane kjo magazinë ishte një pikë e rëndësishme nevralgjike e depozitimit e shpërndarje së drogë në veri të Italisë e në pjesën qendrore të saj.
Sigal