Arratisen dy shqiptarë nga burgu i sigurisë së lartë

448
Sigal

Dy shqiptarë janë arratisur nga një burg i sigurisë së lartë gjatë orëve të fundit, ndërsa policia është vënë në alarm dhe ka nisur një operacion të gjerë për arrestimin e tyre.

Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç,  janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë, Carinola , rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Pasi prenë me sharrë hekurat e qelisë së tyre, zbritën nga dritarja duke përdorur batanije dhe u larguan në drejtim të pa ditur, duke përfituar dhe nga sistemi i dobët i sigurisë.

Alarmi për arratisjen e dy të dënuarve shqiptarë ra vetëm 3 orë pa ngjarjes dhe një kërkim policor për kapjen e tyre po zhvillohet në të gjithë provincën e Casertas.

Dy shqiptarët e arratisur nga burgu ishin dënuar për rrëmbim personi, vjedhje, plagosje dhe grabitje.

Ndërkohë një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Policia ka ngritur grupe kontrolli në zonë, si dhe ka ushtruar kontrolle të shumta në stacionet hekurudhore, ato të transportit public, si dhe në shumë mjedise të tjera, ku dyshohet se mund të jenë strehuar.

Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë. Ndërsa Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos. Ai ishte rreth 20 vjeç ndërsa akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje, së bashku me tre të tjerë të ndaluar me të.