Arrestohen dy shqiptarë në Romë, rrahën minorenin me aftësi të kufizuar

449
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane e Romës pasi ushtruan dhunë mbi një shtetas Indian me aftësi të kufizuar. Eduart Moni, 33 vjeç dhe Roland Dauti, 32, u vunë në pranga pasi u identifikuan për aktin e kryer. Eduart Moni u kap direkt nga forcat e rendit, ndërsa Dauti arriti të largohej nga autobuzi por edhe ky nuk mundi t’i shpëtonte policisë më shumë se disa minuta.

Nuk dihen ende motive që i shtynë shqiptarët të rrihnin minorenin me aftësi të kufizuar, por dëshmitarët tregojnë se pasi e kanë ofenduar, ata filluan ta godisnin me grushta. Dy shtetasit shqiptarët u transportuan në komisariatin më të afërt dhe u morën në pyetje. Aktualisht tani ata ndodhen në arrest shtëpie dhe së shpejti do gjykohen për lëndime të rënda.
Sigal