Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim në Kukës e Tropojë

545
Gjatë ditës së martë policia ka ndaluar në Kukës dhe Tropojë, dy persona të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Policia rajonale bën të ditur se në Kukës u ndalua shtetasi Servet Hallaçi. 36-vjeçari me banim në qytetin e Kukësit ishte shpallur në kërkim për ushtrim të dhunës në familje.
Ndërkohë, në qytetin Bajram Curri u bë i mundur arrestimi i 24-vjeçarit Armond Dervishaj, banues në fshatin Kasaj të Tropojës. Sipas burimeve të policisë: “Ndalimi i tij u bë, pasi prokuroria ka nxjerrë urdhrin e ndalimit për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së pa autorizuar të lëndëve narkotike dhe psikotrope”.
Sigal