Arrestohen dy përsona për kultivim të kanabisit

429
Policia e Kosovës raporton se në fshatin Keqekollë të Prishtinë të enjtën rreth orës 10:00 janë arrestuar dy persona për kultivimin e bimëve narkotike. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit janë zënë duke ujitur disa bimë të kultivuara narkotike. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 42 bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 1 metër”, raporton PK-ja. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Sigal