Arrestohen dy persona në Tiranë, vidhnin në banesa

504
Dy shtetas arrestohen për vjedhje në banesë. Këta shtetas synonin vjedhjen e televizorëve plazma. Sipas burime bëhet me dije se këta persona janë autorë edhe të 13 vjedhjeve të tjera të televizorëve plazma në banesa dhe në tre dyqane. Efektivët e Komisariatit nr.5, arrestuan dy shtetas të cilët dyshohet se janë autorët e vjedhjes se banesës së shtetasit S.Ç Autorët ne ngjarjes janë: 1- Marjo Bajrami, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, 2-Kostandin Zaimaj, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, Gjithashtu u bë shpallja në kërkim i shtetasit R.Sh, 32 vjeç, banues në Tiranë, për vjedhje në bashkëpunim të banesës së shtetasit S. Ç. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se hynin në banesa nga dritaret e hapura dhe vidhnin televizorët plazma e më pas largoheshin.
Sigal