Arrestohen dy grabitës në Cërrik, vodhën dhe rrahën rojen e firmës

487
Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për vjedhje, Emanuel Muça, 19 vjeç banues dhe Denis (Dashamir) Muça, 41 vjeç të dy nga fshati Shtëpanjë i Cërrikut.
Ndalimi i tyre u bë sot në Shtëpanjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 07.10.2017 kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal.
Këta shtetas, më datë 11.09.2016 në bashkëpunim me njëri – tjetrin dhe me një shtetas tjetër ndaj të cilit po punohet për kapjen e tij, në aksin rrugor Cërrik – Gramsh, në fshatin Banjë, dyshohen të kenë dhunuar rojen e automjeteve të një firme, shtetasin M.C., 56 vjeç banues në Gramsh.
Sigal