Arrestohen disa shqiptarë në Itali, punonin murotorë ditën e korrier droge natën

416
Policia italiane e qytetit të Cezenës ekzekutoi më datën 22 janar urdhër arrestin për shtatë persona, anëtarë të një bande trafikantësh droge.
Katër prej personave të arrestuar janë me kombësi shqiptare; ndaj dy prej tyre, 28 e 33 vjeç është ekzekutuar urdhëri i arrestit me burg e dy të tjerë 27 e 29 vjec ndodhen në gjëndje arresti shtëpiak.
Ndërsa ëshë shpallur në kërkim një tjetër shqiptar 34 vjeç.
Ky operacion i koduar “Korrier” në të cilin u impenjuan mbi 50 forca të skuadrave antidrogë të provincave Cezena, Forli e Padova çoi dhe në arrestimin e një nënshtetasi italian e një lituanez bashkëpuntorë të bandës shqiptare të drogës.
Operacioni “Korrier” i nisi hetimet më vitin 2014 e mundi të zbardh një maxi trafik droge në provincat italiane, e drejtuar nga banda e shqiptarëve.
Media italiane informon se gjatë ditës anëtarët e këstij grupi trafikantësh punonin si murator në sipërmarrje ndërtimi të zonës por aktiviteti i tyre kryesor që trafiku i kokainës, hashashit e marijuanës.
Hetimet investigative të policisë italiane, të bazuara në përgjime telefonike e instrumenta informatike zbuluan strukturën organizative të kësaj bande e rolin e cdo individi në të. Ky grup trafikantësh shqiptarë administronin periodikisht shit blejren me shumicë të lëndës narkotike duke e konkretizuar më pas në shpërndarjen tek trafikantët e vegjël.
Hetimet e operacionit Korier cuan në sekuestrimin e rreth 2.3 kg kokainë e marijuanë si dhe dokumentuan mjaft raste të trafikimit të lëndës narkotike nga kjo bandë shqiptare.
Sigal