Arrestohen dhe keqtrajtohen në Kavajë 35 protestuesit e AK-së

513
Sigal

Policia e qytetit të Kavajës ka ndaluar gjatë kthimit nga qyteti i Vlorës disa nga pjesëtarët e protestës para fillimit të mbledhjes qeveritare në vendin, ku 100 vjet me parë ka bërë mbledhjen e qeverisë së vet të parë Ismail Qemali. Sipas deklaratave të tyre, numri i shokëve të AK të ndaluar ka qenë rreth 35 persona. Kjo i ka irrituar ata dhe të gjithë së bashku anë shoqëruar të ndaluarit drejt Komisariatit të Policisë duke protestuar se ndalimi i tyre ishte i qëllimshëm. Sipas tyre, ata kanë qenë në kthim e sipër kur janë ndaluar nga policia në hyrje të këtij qyteti. Policia theksuan disa pjesëmarrës, u ka ndaluar të gjithë mjetet e tyre dhe gjatë kontrollit të improvizuar. Ata thanë se edhe janë keqtrajtuar prej policëve. Po se edhe disa prej tyre u kanë thënë atyre se urdhri i ndalimit u kishte shkuar nga lart. Të 35 personat që morën pjesë në protestën e Vlorës janë mbajtur disa orë. Rreth këtij akti kanë reaguar miqtë e të ndaluarve, të cilët kanë shkuar deri në Komisariat. Ka qenë edhe Spahiu që ka protestuar ashpër duke deklaruar se aktivistët janë ndaluar nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë si dhe ka denoncuar faktin se ata po torturoheshin. Ai duke e quajtur të kundraligjshëm këtë ndalim që u është bërë aktivistëve dhe deklaroi për mediat se: “Sot shtetasi Berisha ka kaluar në lajthitjen e fundit të tij, si i mbyturi ai kërkon të marrë me vete çdokënd. Berisha kërkon që të marrë rolin e Ismail Qemalit, por të gjithë e dinë se kjo është turp! 35 aktivistë e drejtues janë ndaluar nga policia e ndërhyrjes së shpejtë. Po përdorin forcë dhe dhunë ndaj tyre. Kjo është e vetmja mënyrë që po shtyn Berisha ditët e fundit të qeverisjes së tij. Në këto dhoma, ku po torturohen të rinjtë drejtues dhe aktivistë të AK pas gjashtë muajsh do shikoni shtetasin Berisha të arrestuar në këto dhoma izolimi”. Protestues të tjerë kanë deklaruar se ndaj tyre janë përdorur dhuna dhe gazi lotsjellës. Një nga protestuesit ka treguar shenjat e dhunës në këmbën e djathtë gjatë kohës së ndihmës që po i jepte një të arrestuari.