Arrestohen burrë e grua, përfituan 430 mijë euro me anë të mashtrimit

511
Sekuestrohen një sasi e madhe parash, në euro dhe valutë. Krimi ekonomik ka vënë në pranga një çift bashkëshortësh me akuzën e mashtrimit. Blutë arrestuan Alfred dhe Ornela Alkun, 36 dhe 32 vjeç, banues në Tiranë.

Burrë e grua akuzohen se pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, iu kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash ( në euro dhe valutë), me vlerë 430.000 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: – 773.400 lek – 450 euro – 100 dollar – 350 paund.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të tyre, për veprën penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 143/3 i Kodit Penal.
Sigal