Arrestohen autorët që vodhën vilën e Arben Ristanit te Gjiri i Lalzit

436
Policia e Durresit ka arritur të identifikojë dhe arrestojë sot autorët e grabitjes së banesave të deputetëve të PD-së dhe disa personave të tjerë të njohur në kompleksin “Lura” në Gjirin e Lalzit.
Policia ka mundur të prangosë në Shijak shtetasit Arnold Karaj 19 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë dhe Donald Vatnikaj 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, si autorë të grabitjes në banesat e deputetëve Arben Ristani, Flamur Noka, specialistit të SHISH-it Petrit Mahos dhe atë të gazetarit Saimir Kodra.
Policia bën me dije se: “Ndaj shtetasve të mësipërm është dokumentuar se shtetasit e mësipërm kanë qenë për 3 ditë me pushime dhe gjatë natës në Gjirin e Lalëzit brenda kompleksit “Lura” kanë vjedhur me thyerje banesat e shtetasve:
Arben Ristani. 46 vjeç,banues në Tiranë, ku kanë marrë shumën prej 1000 lekë të reja dhe një cellular tip Samsung;
Flamur Noka 44 vjeç, banues në Tiranë, ku nuk kanë marrë gjë;.
Petrit Maho 48 vjeç, banues në Tiranë, ku kanë marrë 2 telefona celularë të markës VERTY dhe 1 telefon IPHONE 6.
Saimir Kodra 46 vjeç,banues në Tiranë,ku kanë marrë 200.000 lekë dhe 1 telefon celularë të markës Samsung”.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale”Vjedhja”në bashkëpunim.
Sigal