Arrestohen 9 shqiptarë, bosë të drogës, u gjendet libri i llogarive: 2 milionë euro fitime

461
Karabinierët e Komandës Provinciale të Milanos kanë ekzekutuar në Legnano dhe në provincat e Vareses e Torinos një urdhër arresti të Prokurorisë së Busto Arstizio për 10 persona, 9 prej tyre shtetas shqiptar dhe një italian të moshave nga 22 deri në 54 vjeç, të cilët akuzohet për posedim narkotikësh si kokainë, marijuanë dhe heroinë.
Arrestimet vijnë në fund të një hetimi mbi dy familje që vepronin në Volla Cortese dhe San Giorgio su Legnano, në Milano dhe akuzohen për trafik dhe shpërndarje droge të disa llojeve.
Gjatë hetimit që ka zgjatur rreth 8 muaj është sekuestruar dhe një libër me llogaritë financiare të aktivitetit kriminal.
Analizimi i librit dhe hetimet e mëvonshme ka nxjerrë në pah se droga e shitur nga kjo bandë kishte sjellë rreth 2 milionë euro të ardhura. Pra, një biznes i lulëzuar me punë të pista që shtrihej në të gjithë Legnanon.
Sigal