Arrestohen 9 persona për veprimtari të paligjshme në ndërtim

465
Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme”, konkretisht në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme , prerjen e paligjshme të pyjeve , si dhe organizimin e lotarive të palejuara. Gjatë javës së kaluar, në fushën e ndërtimeve të paligjshme , nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 38 raste të ndërtimeve pa leje. Gjithashtu, për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 38 autorë nga të cilët, 9 autorë janë arrestuar në flagrancë, 24 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 5 autorë janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë, në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin janë evidentuar 4 raste me 4 autorë, nga këta , 1 autor është arrestuar në flagrancë, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim . Më pas, në fushën e organizimit të lotarie të palejuara , Policia e Shtetit gjatë javës së kaluar , ka evidentuar 9 raste me 9 autorë, nga këta 6 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë , ndërsa 3 janë shpallur në kërkim. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 9 makineri të lojërave të fatit e aksesorë të tjerë që shërbejnë për këtë qëllim. Strukturat e Policisë së Shtetit kanë bërë të ditur se edhe në javët në vazhdim do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së pa ligjshme.
Sigal