Arrestohen 6 persona në Fier, u kapën me 10 kg kanabis

586
Gjashtë persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Në momentin e ndalimit të këtyre shtetasve ka pasur edhe të shtëna me armë ndaj policisë, të cilat dyshohen se janë bërë nga shtetasit me iniciale E.H, 20 vjeç dhe F.H, 22 vjeç, respektivisht banues në Mallakastër e Ballsh, të cilët janë shpallur në kërkim. Në momentin e arrestimit tek kryqëzimi i fshatit Gorishovë në Fier, këtyre shtetasve iu gjetën 10 kg e 283 gramë lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”, në sajë të operacionit nga Seksioni per Narkotikët në Drejtorine e Policisë Qarakut Tiranë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Në pranga u vunë shtetasit:
1- Gëzim Hodaj, 24 vjeç, banues në Mallakastër,
2– Sefer Hodaj, 22 vjeç, banues në Mallakastër,
3- Shkëlqim Merkaj, 36 vjeç, banues në Fier,
4- Erjon Merkaj, 31 vjeç, banues në Fier,
5- Thodhori Demçe, 20 vjeç, banues në Gjirokastër,
6– Taulant Boci, 31 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ndërkaq, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 telefona celulare, një automjet i markës Audi TT, me targë AA574LD, një fishek model 56 e cila ju gjet shtetasit Gëzim Hodaj. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, neni 283/2 i K.P, për shtetasit Gezim Hodaj, Sefer Hodaj, Shkelqim Merkaj, Erjon Merkaj, Thodhori Demçe dhe Taulant Boci, dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” e “Kanosjes” të parashikuara nga nenet 278/3 dhe 84 te K.P, në ngarkim të shtetasve E.H dhe F.H.
Sigal