Arrestohen 6 doganierë të Morinës, kaluan 5.6 kv lëngë për bateri makine

392
Policia e Kukësit ka ndaluar 6 doganierë të pikës kufitare të Morinës si dhe ka shpallur në kërkim 4 persona të tjerë me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi i janë sekuestruar 226 bidona me lëng baterie me peshë 5650 kg kontrabandë.
Sipas policisë doganierët në bashkëpunim me personat e shpallur në kërkim duke qenë në detyrë kanë kryer veprime doganore ndaj mejtit me targa “AA 169 CG”, në pronësi të shtetasit N.F, i cili ishte i ngarkuar me një sasi prej 226 bidona të mbushur me lëng, i dyshuar si ujë për bateri ( gjithsej 5 650 kg), automjet që dyshohet se ka kaluar kontrabandë nëpermjet doganës Morinë.
Të arrestuarit janë:
1-Ndriçim Ademaj, vjeç 46, banues në Kukës, me arsim të lartë, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
2- Binak Halilaj, vjeç 54, banues në Kukës, me arsim të lartë, me detyrë pergjegjes ndërrese pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shperdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
3- Afrim Jonuzi, vjeç 39, banues në Kukës, me arsim të lartë, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
4-Resmi Fejzo, vjeç 62, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, me arsim te lartë, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar per kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
5-Elson Basha, vjeç 37, banues në Kukës, me arsim të lartë, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
6- Kasem Maksuti, vjeç 51, banues në Kukës, me detyrë punonjës pranë SPK Morinë, i dyshuar per kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve :
1-D.E, vjeç 29, banues në Kukës, doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
2-N.F, vjeç 28, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës ”, parashikuar nga neni 174 i K.Penal.
3-S.B, vjeç 56, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës ”.
4- G.Sh, vjeç 28, banues Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës ”.
Sigal