Arrestohen 5 persona në Vlorë, dhunuan 2 policë

432
Policia e Vlorës ka arrestuar 5 persona pasi kundërshtuan me dhunë fizike dy efektivë policië.
Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në Dhërmi, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar për persona me preçedent penal kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë yë 5 personave pasi nuk ishin të pajisur me dokumentacion identifikimi. Por këta të fundit i janë kundër-përgjigjur efektivëve të policisë me forcë, duke mos iu bindur urdhërave të tyre dhe duke goditur me grushta 2 punonjës policie me iniciale B.M dhe M.L.
Të arrestuarit janë:
1.Luftar Hysa, 20 vjeç, banues në Kamzë – Tiranë.
2.Marjan Gjergji, 30 vjeç, banues në Lezhë.
3.Edmond Gjergji, 28 vjeç, banues në Lezhë.
4.Edison Dodaj, 20 vjeç, banues në Lezhë.
5.Aurel Dodaj, 29 vjeç, banues në Lezhë.
Sigal