Arrestohen 4 të rinj, dhunuar patrullën e policisë me leva

530
Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës për dhunim të forcave të rendit.
Të arrestuarit janë:
1.Stjuart Smakaj, vjeç 18, banues në Shkodër.
2.Nikola Curgu, vjeç 20, banues në Shkodër.
3.Noel Bajrami, vjeç 19, banues në Shkodër.
4.Albert Merturi, vjeç 28, banues në Shkodër.
Policia sqaron se arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi kanë sulmuar punonjësit e policisë me levë hekuri dhe sende të tjera metalike dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë tre punonjës policie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00.50 në lagjen Perash.
“Në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, ka ardhur një telefonatë, se në lagjen “Perash”, se disa të rinj po bënin zhurmë dhe shqetësim për banorët. Menjëherë kanë shkuar dy patrulla të policisë, të cilat konform procedurave standarte të punës, u kanë kërkuar personave identitetin e tyre, të katër shtetasit e mësipërmë nuk janë bindur urdhërit të policisë, por kanë sulmuar punonjësit e policisë me levë hekuri dhe sende të tjera metalike, për pasojë janë dëmtuar lehtë tre punonjës policie”.
Mësohet se gjatë kofrontimit është demtuar lehtë edhe shtetasi Stjuart Smakaj, ku aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe forca të tjera, që kanë bërë shoqërimin e tyre, në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Nga kontrolli fizik i të arrestuarve, rezultoi se shtetasi Noel Bajrami kishte në xhup një armë të ftohtë thikë.
Materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për “Prishja e qetesise publike”, “Kundërshtimi me dhunë e në bashkëpunim i punonjësit të rendit”, “Mbajtje e armeve të ftohta”.
Sigal