Arrestohen 4 poseduesit, sekuestrohen 800 kg kanabis në Korçë

477
Policia e Korçës ka arrestuar 4 persona pasi u kapën me 800 kg kanabis sativa.
Strukturat e Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet, në afërsi të fshatit Dushar, Bashkia Maliq – Korçë, sekuestruan 880 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, sasi kjo e ambalazhuar në 30 thasë me material sintetik në ngjyrë të bardhë, si dhe disa bimë narkotike Cannabis Sattiva të kultivuara.
Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni, të koduar “Prita” u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 personave, ata janë: Mario Voda, 33 vjeç, banues në Pojan – Korçë, Skënder Nakoleci, 41 vjeç, banues në Sheqeras – Korçë, Bledar Emini, 34 vjeç banues në Bulgarec – Korçë, Marsel Bakollari, 22 vjeç banues në Dushar – Korçë.
Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar:
880 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike Cannabis Sattiva të kultivuara, 2 automjete si edhe 3 aparatë telefnik celularë.
Bimët narkotike të gjetura në 30 thasë, u asgjesuan me djegie, në afërsi të vendit të ngjarjes dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale.
Grupi Hetimor po vazhdon punën, për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Sigal