Arrestohen 4 persona, shpërndanin drogë pranë shkollave në Tiranë

451
Katër persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi janë kapur në flagrancë duke shpërndarë drogë pranë një shkolle. Sipas të dhënave zyrtare, 4 të rinjtë Endrit Gjini; Gerti Mamani; Franko Ujka; Mariglen Mehmeti u kapën pranë shkollës së mesme ‘Demokracia’ në kryeqytet, ndërsa iu gjetën disa doza kanabis sativa. Arrestimi i tyre u bë nga Njësia Shqiponja dhe Anti-narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
Sigal