Arrestohen 4 persona për ndërtim pa leje dhe 2 për prerjen e pyjeve

417
Në mbarë vendin vijon aksioni i policisë kundër veprimtarisë së paligjshme. Së fundmi, uniformat blu kanë evidentuar 37 raste të ndërtimeve pa leje, dhe janë arrestuar në flagrancë 4 persona. Në të dhënat e bërë publike nga Policia, po hetohen në gjendje të lirë 28 persona, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ndërkaq, aksioni i policisë ka vijuar edhe kundër prerjes së paligjshme të pyjeve. Në këtë fushë janë evidentuar 7 raste, ndërsa janë arrestuar në flagrancë dy persona.
Uniformat blu kanë evidentuar edhe 14 raste të ushtrimit të aktivitetit të lotarive të paligjshme, ndërsa autorët po ndiqen në gjendje të lirë.
Sigal