Arrestohen 4 persona në Vlorë, tentuan kalimin drejt Italisë me pasaporta false

482
Katër persona, të cilët tentuan të kalonin Pikën Kufitare me dokumente të falsifikuara, ranë në prangat e policisë së Vlorës. Të arrestuar janë Gentian Palaj, 29 vjeç, Paris Sulejmani, 28 vjeç, Blerim Dani, 26 vjeç dhe Reni Leka 25 vjeç. Shtetasit në fjalë u arrestuan në flagrancë ndërsa po tentonin të kalonin drejt brigjeve të Italisë.

Forcat Blu u gjetën atyre disa pasaporta me vulë të falsifikuar, të cilat do t’i përdornin për kalim. Materialet i’u dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve”.
Sigal