Arrestohen 4 hajdutë shqiptarë, në 3 muaj vodhën 6 vila

458
Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë anëtarë të një bande grabitësish banese. Prej nëntorit të 2015 e deri më janar të 2016 ata kanë grabitur të paktën 6 vila në rrethinat e qytetit të Mantovës e Bergamos. Objektivi kryesor i grabitjeve të tyre ishin para të thata, bizhuteri e objekte floriri.
Në pranga kanë përfunduar Altin Boduri, 25 vjec, Denis Mira, 18 vjec, Fation Lika, 27 vjec, Denis Hoxha, 34 vjec.
Gjithashtu janë vënë nën hetim dhe dy nënshtetas italianë të cilët shisnin në treg materialet e vjedhura nga banda e shqiptarëve.
Sigal