Arrestohen 3 shqiptare në lokalet e Zvicrës, ishin ‘pa letra’

511
Natën e të mërkurës që shkoi, policia ka kontrolluar në Wil (St. Gallen) dy lokale hoteliere, me ç`rast ka arrestuar tri gra dhe një burrë. Kontrollet janë realizuar mbi bazë të njoftimeve që policia ka pasur paraprakisht, shkruan tagblatt.ch.
Në njërën nga lokalet e kontrolluara, janë arrestuar dy gra, shtetase të Shqipërisë, për të cilat dyshohet se po punonin pa lejen përkatëse të punës, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq në një lokal tjetër hotelier, policia ka arrestuar një shtetas 44 vjeçar të Kosovës dhe një tjetër, 22 vjeçar, të Maqedonisë, për qëndrim ilegal në Zvicër.
Prokuroria Publike e St. Gallenit ka iniciuar procedurë penale ndaj të katërve.
Sigal