Arrestohen 3 shpërndarës droge në Tiranë, mes tyre një 26-vjeçare

70
Tre persona, mes tyre dhe një 26-vjeçare, përfunduan në prangat e Policisë së Shtetit mëngjesin e sotëm, për prodhimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa. Oldian Proko, 26 vjeç, lindur dhe banues ne Gjirokastër, Fatos Velaj, 42 vjeç, lindur në Poliçan dhe banues në Tiranë dhe Vjosa Çaçi, 26 vjeçe, lindur dhe banues ne Gjirokastër u arrestuan në afërsi të aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas. Në momentin e arrestimit ata ishin duke lëvizur në këtë zonë me automjetin tip “Mercedes Benz” taksi, me targa AA140 BZ. Pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën 5 kg e 80 gr lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, në formë çokollate dhe e ndarë në pesë pako. Policia sekuestroi menjëherë 5kg e 80 gr kanabis në formë çokollate të presuar, u sekuestrua gjithashtu automjeti me targa AA140 BZ dhe katër telefona celularë. Materialet procedurale në ngarkim të Oldian Prokos, Fatos Velajs dhe Vjosa Çaçit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit, shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.