Arrestohen 3 bashkëpunëtorë të shqiptarit të vrarë nga pensionisti në Itali

425
Tre shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane pasi dyshohen për vjedhje. Ata janë pjesë e një grupi hajdutësh, ku bënte pjesë edhe 22-vjeçari i vrarë nga pensionisti Francis Sicignano, Gjergji Gjoni.  I riu shqiptar u vra në 20 tetor pasi kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e pensionistit italian, në periferi të Milanos. 
Hetimet e kryera nga prokurori Antonio Pastore tregojnë se tre shqiptarët e arrestuar ishin pjesë e grabitjes. Sipas hetimeve ata kanë kryer 6 vjedhje në 8 dhe 16 nëntor. Policia ka arritur në këtë përfundim pas përgjigjeve që janë bërë, ku ka rezultuar se të arrestuarit flisnin në telefon për 22-vjeçarin e vrarë. 
Ndërkohë pensionisti italian duket se do shpëtojë pa asnjë ditë burg për këtë vrasje, pasi e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Ai së fundmi ka thënë se do ti futet politikës, për zgjedhjet lokale e do të kandidojë për partinë e Silvio Berlusconit “Forza Italia”. 
Sigal