Arrestohen 2 shqiptarë, goditet banda kriminale

466
Sigal

Një grup i strukturuar krimina, i specializuar në trafikimin e lëndëve narkotike, është shkatërruar nga policia italiane ditën e sotme.

Sipas mediave italiane, mes të arrestuave dy janë shqiptarët të moshave 29 dhe 26 vjeç, ndërsa 2  të tjerë italianë rreth 27 vjeç, të cilët ishin përgjegjës për posedim të drogës.

Operacioni – Aktiviteti hetimor i koordinuar nga Prokurori Publik i Romës, Grupi i krimeve të rënda kundër pronës dhe narkotikëve, i drejtuar nga Zëvendës Prokurori Lucia Lotti, filloi në korrik 2018, dy grupe kriminale në Ponte Galeria të përbërë nga shqiptarë dhe grupi i dytë nga një rumun dhe një iranian ishin takuar në atë rrugë të Valle Lupara për të  përfunduar shitjen e një sasi të madhe të marijuanës.

Por teksa bënin negociata për shitblerjen e marijuanës, grupi i dytë, pjesë e së cilit ishte edhe rumuni u përlesh me një shqiptar dhe u përpoqën të vrisin njeri-tjetrin.

Shqiptari i pajisur me armë gjuajti rumunin duke e plagosur në gjoks, ndërsa ky i fundit e sulmoi me një goditje në shpatull.

Rumuni u transportua në spital ku falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve arriti tu mbijetojë plagëve të marra.

Hetimet – Gjithashtu hetimet e kryera bërë tetorin e vitit të kaluar çuan në pranga autorët e një vrasje të dyfishtë.

Ata ishin një shqiptar 34-vjeçar dhe një rumune 27-vjeçare, e fundit jo e akuzuar si bashkëpunëtore. Rezultati i hetimit çoi në përfundimin se përplasja ishte bërë në zonën e krimit dhe trafikimit të drogës.

Gjithashtu në këtë kohë u vërtetua se ekzistonte një biznes i suksesshëm i shitjes së kokainës, marijuanës dhe hashashit midis Ostia dhe Fiumicino udhëhequr nga grupi italiano-shqiptar.

Gjithashtu gjatë hetimeve, pesë persona të tjerë, të gjithë përkrahësit dhe themeluesit e grupit italian-shqiptar, u arrestuan në veprim të krimit dhe u sekuestruan 30 kg drogë.

Hetimet vazhdojnë të përcaktojnë kanalet e furnizimit të drogës.