Arrestohen 2 polic të burgut të Shënkollit, për kultivim dhe shitje droge

76
Dy punonjës policie të burgut të Shënkollit janë arrestuar pasi dyshohet se janë të përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Sipas policsë së Lëzhët në pranga u vu Miklovan Kuliçi, 37 vjeç , banues në Tiranë, punonjës policie në IEVP Shënkoll Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi, duke qënë me shërbim dhe nga monitorimi i veprimeve të tij nëpërmjet kamërave është konstatuar dhe fiksuar se diçka ka nxjerrë nga trupi duke e hedhur në krahun e djathtë të tij. U konstatua dhe u sekuestrua 3.55 gr lëndë nrakotike kanabis sativa.
Po ashtu u arrestua edhe Ram Toskaj, 45 vjeç, banues në Babrru Tiranë, punonjes policie i IEVP Shënkoll Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi, nga hetimet e para rezulton se ky shtetas të jetë i implikuar në veprën penale të prodhimit dhe shitjes narkotikeve për punonjësin e policisë burgut M.K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, neni 283/2 i Kodit Penal.