Arrestohen 2 persona në Borsh, u kapën me drogë dhe armë në makinë

483
SARANDE – Policia ka arrestuar dy persona, në aksin rrugor Çorraj-Borsh, pasi u kapën në flagrancë me armë dhe drogë në makinë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit Taulant Lamaj dhe Olgert Lamaj, pasi në makinën e tyre u gjetën 76 kg kanabis dhe 1 automatik.
Policia bëri të ditur se e ka kontrolluar automjetin e tyre në aksin rrugor Çorraj-Borsh, pasi kishte marrë informacione se këta shtetas po transportonin kanabis.
Sigal