Arrestohen 2 kushërinjtë në Vlorë, iu gjendën 65 kg kanabis në banesë

439
Dy kushërinj janë vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi iu janë gjetur dhe sekuestruar 65 kilogramë lëndë narkotike e llojit “Canabis-sattiva”. Redian Qekaj, 30 vjeç, lindur në fshatin Dushkarak, banues në Durrës; dhe Olgert Qekaj, 26 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, janë arrestuar në flagrancë nga seksioni kundër narkotikëve. Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tyre në kuadër të operacionit të koduar “Fillim vjeshte”, policia ka konstatuar një sasi lënde narkotike prej 65 kg “Kanabis”, e cila ishte vendosur dhe e ndarë në 13 thasë.

Gjithashtu një pjesë e lëndës narkotike u konstatua në një stan brenda fshatit Dushkarak, i cili është në pronësi të shtetasve të mësipërm. Lënda narkotike ishte gati për t’u shitur në momentin e kapjes nga Shërbimet e Policisë së Vlorës. Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e një automjeti, tip “Fuoristradë” me targë VL3573C, i cili ishte gati për të transportuar drogën në momentin e kapjes. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithashtu edhe 3 aparatë celularë.
Sigal