Arrestohen 2 kosovarë, krijuan grup në Viber me 7 mijë anëtarë, njoftonin …ku ndodhej Policia Rrugore

463
Sigal

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë janë ndaluar dy persona të dyshuar, të cilët kanë krijuar një grup në Viber për vendodhjen e policisë.

Sipas policisë në të ishin të antarësuar rreth 7000 persona të cilët kanë shpërndarenjoftime rreth vendndodhjes dhe lëvizjet e Policisë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00 dhe policia thotë se nga të dyshuarit, janë konfiskuar dy telefona të mençur dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt

Në grupin e krijuar në Viber, lajmërohen se ku ka radar, ku ka kontrolle e ku janë fshehur policia, njoftoi Kallxo.com.

Përmes të gjitha njoftimeve që jepen e merren në grupin  e quajtur “Radari”, shofërët ndalojnë shpejtësinë dhe u shmangen radareve dhe gjobitjeve nga ana e policisë.

Në këtë grup ndalohen fotografitë sidomos të veturave të policisë të cilat janë civile dhe ka disa rregulla strikte që duhet ndjekur për të qenë pjesëtar i grupit.

Një gjë tjetër e cila është vërejtur në këtë grup është se, njësitet e policisë kanë emra të caktuar.

Përmes të gjitha njoftimeve që jepen e merren në grupin  e quajtur “Radari”, shofërët ndalojnë shpejtësinë dhe u shmangen radareve dhe gjobitjeve nga ana e policisë