Arrestimi për përdhunim, infermieri mohon akuzat

400
Infermieri Everest Duka akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture 16 vjeçe. Pas denoncimit, policia shoqëroi 26¬vjeçarin, ndërsa ky i fundit gjatë marrjes në pyetje ka mohuar gjithçka. “Më thoni ju mua, kush nga ju do ta bënte një veprim të tillë, që të merrte guximin të ngacmonte seksualisht një vajzë të mitur, kur ajo monitorohej pothuajse 24 orë. Këto janë shpifje që i ka bërë e ëma e S.B., dhe shumë shpejt do të dalë që, e gjitha kjo histori është e sajuar dhe këtë e them me bindje të plotë”, ka deklaruar para hetuesve Duka. Pas arrestimit, drejtoria e spitalit “Xhaferr Kongoli” në Elbasan ka bërë menjëherë pezullimin e infermierit, deri në hetimin e plotë të ngjarjes. Ndërkaq, mjekë të këtij spitali u shprehën se infermieri Everest Duka ka qenë korrekt me stafin mjekësor, me pacientët si edhe me të afërmit e pacientëve. Madje, asnjëherë në orar të punës, ai nuk ishte parë asnjëherë të konsumonte pije alkoolike apo të shfaqte ndonjë akt të tillë, ashtu si edhe e ka akuzuar 16-vjeçarja. 
Sigal