Arrestime në Libofshë: 2 të apasionuar pas traktorit hedhin në kanal motorçiklistin

585
Nuk kishin patentë për traktor, por duket se e adhuronin mjetin, ndaj dy banorë të fshatrave të Fierit, Arbër Ndreko, 27 vjeç nga Libofsha dhe Vilson Gjeka, 53 vjeç nga Daullasi, me guxim i kanë hipur traktorit pa targa dhe kanë tentuar të shkojnë në fshatin Agim.

Por, rrugës, një ngjarje e paparashikuar ka bërë që të shkojnë në burg.

Me traktor, ata kanë përpasur një motorçiklist nga nga fshati i tyre, Vilson Gjekës, duke e hedhur në kanal. Gjeka, fatmirësisht gjallë, ka përfunduar në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve

Dy të apasionuarit pas traktorit janë arrestuar dhe akuzohen për dy vepra penale: “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Sigal