Arrest me burg për monstrën, Jorgo Zani braktiset në Gjykatë

430
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Jorgo Zanin, monstrën që vrau barbarisht nipin e tij 12-vjeçar dy ditë më parë në Palasë të Himarës. Seanca zgjati pak minuta dhe trupi gjykues pranoi kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë. Jorgo Zani ishte i braktisur nga familjarët dhe i vetëm në Gjykatë gjatë seancës. I akuzuari do të vendoset në një qeli të veçuar në paraburgim, për shkak të çrregullimeve mendore.
Sigal