Arrest me burg për 76-vjeçarit në Shkodër, vrau me çifte fqinjin pasi i hyri në banesë

438
“Arrest me burg” ka vendosur gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ndaj 76 vjeçarit Ndok Vecaj i cili me 21 shkurt vrau me armë zjarri çifte fqinjin e tij 55 vjecarin Nikë Bungu.
Prokuroja e cështjes Edlira Cufi e quajti të ligjshëm arrestimin dhe kërkoi caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për të moshuarin. Ajo theksoi se në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja, në dy vende të ndryshme, si dhe nga kqyrja e trupit të viktimës kishte dy plagë në trup, një në pjesën e majtë të barkut dhe një në dorë, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.
Ka qenë nipi i Ndok Vecaj ai i cili ka njoftuar policinë pasi ka parë trupin e pajetë të 55 vjecarit në oborrin e banesës. Prokuroria akuzon Vecajn për vrasje me dashje.
Në seancën gjyqësore avokati mbrojtës i të dyshuarit ka kërkuar masen e sigurisë arrest shtëpiak me mbikqyrje elektronike. Sipas palës mbrojtëse i dyshuari Ndok Vecaj nuk përbën rrezikshmëri shoqërore dhe se vrasja është kryer në kushtet e vetëmbrojtjes pasi është dhunuar banesa e autorit. Ai shtoi se arrestimi është i ligjshëm dhe kërkesën e mbështet edhe në gjëndjen shëndetësore të klientit të tij, por edhe për shkak të moshës.
Me datën 21 shkurt të 2016 në orën 02.00 të mëngjesit në fshatin Shtoj i vjetër është vrarë me armë zjarri 55 vjecari Nikë Bungu i cili vuante nga problem mendore. Ai është futur në oborrin e pasëm të shtëpisë së Vecaj ku ky i fundit pasi ka shtënë dy herë në ajër në shenje paralajmërimi, më pas ka shtënë në drejtim të viktimes duke e lënë të vdekur në vend.
Sigal