“Arrest me burg” për 6 të arrestuarit e trafikut të drogës me avion

442
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për gjashtë të arrestuarit në operacionin antidrogë në Shqipëri dhe Itali. Të mbrojtur me avokat të caktuar nga shteti, gjykata la në burg Neko Bruhamaj, 45 vjeç, Fatos Burhamaj, 30 vjeç dhe Sokol Burhamaj (Lamaj) i njohur edhe si kreu i grupit kriminal të trafikut të drogës. Sakaq, në vijim u dha e njëjta masë sigurie edhe për Fadil Shahaj dhe djalin e tij Igli Shahaj, 22 vjeç, si edhe për efektivin e Policisë së Vlorës, Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore, i cili është i vetmi që ka pajtuar avokat.
Sigal