‘Arrest me brug’ për 19 vjeçarin e akuzuar për stanet më hashash në Vlorë

521
Gjykata e Krimeve të Rënda i ka komunikuar sot masën ‘Arrest me burg’ të marrë në mungesë Xhovalin Bacos.
19-vjeçari nga Vlora, i cili është nën hetim edhe si pjesë e grupit të Habilajve, u arrestua të martën (1 maj) pas dy vitesh në kërkim në lidhje me 6 kasollet me kanabis të zbulura nga policia në fshatin Vezhdanisht në tetor të vitit 2016.
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi bimëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a të Kodit Penal, ndaj Xhovalin Bacos, ndërsa ky i fundit ishte në arrati.
Më 04.10.2016, në fshatin Vezhdanisht u gjetën dhe u asgjësuan bimë narkotike kanabisi, u sekuestrua lëndë narkotike marijuanë, armë zjarri dhe u arrestuan 6 shtetas. 6 të arrestuarit u kapën teksa ishin duke konsumuar kafe në një lokal.
Sigal