Arresohet vjehrri, rrihte nusen pasi djali ikte në punë

437
TIRANË – Shfrytëzonte momentin kur djali i tij ikte në punë për t’i dhunuar e ofenduar nusen. Ngjarja është shënuar në Tiranë në zonën e njohur si “Fresku” dhe falë denoncimit të së resë, është bërë i mundur arrestimi i vjehrrit 55-vjeçar.
Policia e Tiranës vuri në pranga H.Shullazi, pasi në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses 23-vjeçare të djalit të tij.
Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se Shullazi nuk ka pranuar dhunën, por vetëm se e ka sharë nusen e djalit për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe faktit që sipas tij, nusja i “prishte paratë e shtëpisë kot”. 
Sigal