Arratisja nga Trikala, dërgohen për gjykim dy ish-të burgosur shqiptarë

484
Pas ngjarjeve të shënuara pak më shumë se dy vite më parë, kur disa shtetas shqiptarë ishin mes atyre të arratisur në mënyrë të organizuar nga burgu i Trikalasë në Greqi, Prokuroria e Krimeve të Rënda e Shqipërisë ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj Ilir Kupës dhe Fatos Sulajt, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Konkretisht, Kupa dhe Sulaj akuzohen për “vrasje të punonjësit të policisë”, e mbetur në tentativë; “largim i të burgosurve nga vendi i qëndrimit”; “prodhim dhe mbajtje e armëve pa leje”; “krijim i grupit të strukturuar kriminal” dhe “kryerje e veprimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Dy të pandehurit shqiptarë, ashtu si dhe të burgosur të tjerë në burgun e Trikalasë, kanë thyer perimetrin e sigurisë dhe kanë dalë nga IEVP-ja, të ndihmuar gjithashtu nga persona të tjerë jashtë rrethimit të burgut, të cilët ishin të armatosur.
Sigal