Arratisja e të shoqëruarit nga paraburgimi në Pukë, pranga dy policëve (Emrat)

479
SHÇBA arreston 2 punonjës policie, shpërdoruan detyrën dhe për pasojë u arratis nga Komisariati i Policisë një i ndaluar.

Në vijim të informacionit mbi largimin nga dhomat e shoqërimit të Komisariatit të Policisë Pukë të shtetasit Ermirjon Nikja, SHÇBA ka arrestuar në flagrancë punonjësit e policisë Inspektor Pajtim Bushi dhe Inspektor Dode Preka, me detyrë trupë shërbimi pranë këtij Komisariati.

Arrestimi i dy punonjësve u bë pas kryerjes së veprimeve hetimore ku u konstatua se nga ana e tyre nuk janë zbatuar detyrat funksionale të përcaktuara për sigurimin e personave të shoqëruar dhe ambienteve ku ata qëndrojnë. Të arrestuarit akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Sigal