Arratiset nga vendi ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani

496
Ish-shefi për Narkotikët dhe Krimet në Fier, Dritan Zagani, i cili po gjykohet nga Krimet e Rënda është arratisur. Ish-shefi i antidrogës ishte në arrest shtëpie, por dyshohet se është larguar nga Shqipëria. Zagani është shpallur në kërkim, pasi nuk u konstatua prania në banesë pas kontrollit. Zagani akuzohet se ka dekonspiruar hetimet e prokurorisë dhe ka bashkëpunuar me trafikantë droge. Ai u arrestuar në maj të vitit 2014 pasi rezultoi se ishte i lidhur me një grup kriminal që trafikonte tonelata drogë nga Lazarati në drejtim të Italisë. Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim të krimit”.
Sigal