Arrati nga burgu i Korfuzit, qeni kap mat të dënuarit shqiptarë

428
Dështon tentativa e arratisjes së 25 të dënuarve me burgim të përjetshëm, mes të cilëve edhe shqiptarë, nga burgu i sigurisë së lartë në Korfuz. Do të konsiderohej arratisje spektakolare nëse nuk do të ishte zbuluar fare rastësisht nga një kalimtari në rrugën jashtë burgut. Qeni i tij kishte zbuluar një vrimë të vogël në rrugën pranë burgut nga ku vinin zhurma gërmimi. Kalimtari i rastit njoftoi rojet e burgut dhe menjëherë aty u dha alarmi. Qindra forca policie rrethuan zonën dhe shmangën arratisjen masive të të dënuarve.
Sipas burimeve të policisë greke të cilës i referohen mediat vendëse, galeria e nëndheshme ishte hapur me një gjatësi prej 15 metra dhe futej nën tokë për të kaluar më pas në një pyll pranë burgut. I gjithë aktiviteti i të burgosurve kishte kaluar pa u vënë re nga autoritetet e burgut. Të burgosurit kishin fshehur poshtë krevateve të tyre dheun e hequr nga galeritë me qëllim që të mos shiheshin nga rojet. Koka e këtij plani të arratisjes dyshohet se është një i dënuar grek nga larisa, ndërsa në mesin e të burgosurve që dyshohet se do të arratiseshin janë grekë, shqiptarë, një turk dhe një sirian. Sipas mediave greke, të dënuarit do të shfrytëzonin praninë e mijëra turistëve që vizitojnë Korfuzin për pushimet e verës, për t’u larguar nga ishulli pa u kapur nga policia.
Sigal