Arestohet trafikanti “idiot” shqiptar foto me një mal me para në Twitter

454
LONDER- Një shqiptar, trafikant droge ka shpërndarë në Twitter një foto ku ai kishte dalë i rrethuar nga një shumë e madhe parashë të cilat i kishte fituar nga shpërndarja e drogës.
Mediat londineze e kanë quajtur “Idiot” trafikantin shqiptar i cili është burgosur bashkë me me dy anëtarë të tjerë të grupit të tij. Olsi Beheluli u arrestua, pasi policët arritën të kapnin një sasi heroinë dhe kokainë me vlerën e tregut të rrugës rreth 4 milionë paund, të cilën ai e trafikonte në bashkëpunim me dy shtetas shqiptarë Besim Topalli, 29 vjeç dhe Azem Proshka, 23 vjeç.
Në çantën e sekuestruar nga policia u gjet një sasi kafeine, paracetamol dhe një sasi parashë që kapin vlerën e 100.000 paund. Gjatë kontrollit që hetuesit bënë në shtëpitë e tyrë, gjetën dokumenta të fallsifikuara, mjete që lidhen me tregëtinë e drogës si peshore si dhe një sasi të vogël droge si dhe një shumë të hollash.
Në fillim, Beheluli deklaroi se fotoja ishte bërë nga një i afërm i tij në shqipëri, por hetuesit vërtëtuan nëpërmjet mobilieve dhe sendeve të tjera të shtëpisë, së fotoja ishte bërë në shtëpinë e tij në Londër. Në llogarinë e tij bankare ai kishte një sasi parashë prej 24.000 paund që sipas të cilit ai i kishte fituar në bastë.
Pas mbledhjes të të gjitha të dhënave, gjykata e dënoi atë me 11 vite burg për shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa dy shtetasit shqiptarë i dënoi me 10 vite burg. Besim Topalli dhe Azem Proshka u akuzuan për veprën penale të shpërndarjes së lëndëve narkotikë, pastrim parashë dhe fallsifikim të mjeteve të identifikimit.
Gjykatësi Oliver Higgins, në lidhje me këtë u shpreh se Behelul bashkë me 2 bashkëpuntorët e tij, nëpërmjet parave që i fitonin nga shpërndarja e lëndëve narkotike, dëshironin të bënte një jetë luksi nëpër kazion, por ata tashmë janë vënë në pranga dhe do të kryejnë dënimimet e marra. 
Sigal